Arbëri

Plumbi qorr shpon murin e shtypshkronjës së KOHËS

Një plumb qorr ka shpuar murin e shtypshkronjës së KOHËS në natën e Vitit të Ri. Nga ky incident nuk ka pasur të lënduar.

“Një plumb qorr i natës së Vitit të Ri e ka shpuar murin e shtypshkronjës. Fatmirësisht nuk e ka plagosur askënd. Vazhdoj mos me e kuptu pse duhet pasur armë dhe pse duhet përdorur ato, kinse për gëzim”, ka shkruar drejtoresha e Grupit KOHA, Flaka Surroi.

Si pasojë e festimeve me armë gjatë natës së Vitit të Ri ka pasur disa të lënduar në vende të ndryshme nëpër Kosovë e po ashtu disa vetura të dëmtuara.