Arbëri

Dy viktima nga COVID-19 sot në Shqipëri

Dy persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, si pasojë e infektimit me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njofton se edhe 708 raste të reja kanë rezultuar pozitive nga gjithsej katër mijë e 485 mostra të marra për testim.

Në të njëjtën periudhë kohore janë shëruar edhe 293 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 200 mijë e 758 që nga fillimi i epidemisë.

Me këtë rast gjashtë mijë e 249 raste vazhdojnë të jenë aktive me COVID-19 në këtë vend.

Aktualisht në spitalet COVID të Shqipërisë po marrin trajtim 90 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar.