Arbëri

Ferizaj dhe Malisheva mund të përballen me reduktime të rrymës edhe sot

KEDS/KESCO njofton të gjithë konsumatorët që është siguruar importi i nevojshëm për festën e ndërrimit të motmoteve, me përjashtim të komunave të Ferizajt e Malishevës.

“Sot konsumatorët janë duke u furnizuar pa kufizime të energjisë elektrike. Fatkeqësisht, në disa vendbanime siç është Malisheva është e pamundur të vazhdohet me furnizim pa ndërprerje për shkak të kapaciteteve të kufizuara transmetive, që janë nën menaxhimin e KOSTT-it. Po ashtu sfidues mbetet edhe regjioni i Ferizajt, ku mund të shfaqen mbingarkesa për shkak të trendit të lartë të rritjes së konsumit”, thuhet në njoftim. 

KEDS-i kërkon nga të gjithë konsumatorët që të kursejnë maksimalisht energjinë elektrike sidomos gjatë këtyre ditëve festive.

“Kjo do të evitonte mbingarkesat eventuale dhe do të minimalizonte gjasat që të ndodhte ndonjë prishje. Së bashku është çdo gjë më e lehtë dhe mundësohet atmosferë shumë më e këndshme festive. Gëzuar 2022!”, përfundon njoftimi.