Arbëri

Ngrihet padi për të kontestuar lejen ujore për Hidrocentralin “Lepenci 3”

Organizatat GLPS dhe OJQ Gjethi kanë përgatitur padi për konflikt administrativ për të kontestuar lejen ujore dhe lejen mjedisore për Hidrocentralin Lepenci 3 në Kaçanik të lëshuara nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Ku rast është vazhdimësi e rasteve strategjike të cilat qendra i dërgon në Gjykatë, e që kanë të bëjnë me cenimin e të drejtës së qytetarëve për ambient të pastër dhe të shëndetshëm.

“Qendra i ngrit në gjykatë rastet e mjeteve tjera juridike synon t’i rregullojë këto shkelje, si dhe në të njëjtën kohë synon të ngritë vetëdijen qytetare për probleme të caktuara në sistemin tonë. I tillë është edhe rasti i ndërtimit të Hidrocentralit Lepenci 3 në Kaçanik. HC Lepenci 3 është një nga dy hidrocentralet të ndërtuara nga kompania ‘Hidroenergjia’ SH.P.K. në komunën e Kaçanikut si dhe një nga disa hidrocentralet që planifikohen të ndërtohen në këtë komunë. Procedura e cila u ka paraprirë lëshimit të lejeve dhe licencave për Hidrocentralin Lepenci 3 ka qenë jotransparente dhe ka përjashtuar tërësisht publikun nga vendimmarrja”, është thënë nga organizatat.