Arbëri

S’ka kuorum për votim të marrëveshjeve ndërkombëtare

Nuk ka pasur kuorum për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Në seancën e sotme nuk ka marrë vota të mjaftueshme Projektligji nr.08/L-098 për ratifikimin e Memorandumit të mirëkuptimit në mes Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Prishtinë, Kosovë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës për Programin e Shkëmbimit Akademik Fulbright.

Në rend dite ndërkaq janë 48 pika.