Arbëri

Edhe Lista Serbe bën thirrje për kursim të energjisë elektrike

Descriptive Text

Lista Serbe ka bërë thirrje që të kursehet energjia elektrike, në mes të një krize energjetike që ka kapluar Kosovën ditëve të fundit.

Lista Serbe përmes një njoftimi në Facebook ka kërkuar konsum racional në mënyrë që të gjithë të kenë energji elektrike të mjaftueshme.

“Lista Serbe u bën thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë solidaritet dhe përgjegjësi dhe të ulin konsumin e energjisë elektrike, veçanërisht ata që konsumojnë sasi të mëdha të energjisë elektrike në disproporcion me përdorimin normal. Është periudha e dimrit dhe është e rëndësishme që me konsum racional të gjithë të kenë energji elektrike të mjaftueshme”, thuhet në njoftim.

Thirrjet për kursim të energjisë elektrike kanë ardhur kryesisht nga eksponentët e Qeverisë së Kosovës, KEK-ut, KEDS-it e KOSTT-it. Qytetarët e Kosovës po përballen me reduktime të shumta si pasojë e krizës energjetike në vend. 

 

САОПШТЕЊЕ СРПСКЕ ЛИСТЕ Српска листа позива све грађане да покажу солидарност и одговорност те смање потрошњу електричне...

Posted by Српска листа on Sunday, December 26, 2021