Arbëri

Qeveria pritet të miratojë ndalimin e ekzekutimit të vendimit të Odës së Avokatëve

Mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës ka nisur para pak minutash, e në mesin e pikave që do të miratohen është edhe ajo për ndalimin e ekzekutimit të vendimit të Këshillit të Odës se Avokatëve të Kosovës për rastin e Shaban Gogajt.

Ky rast, ku Gogaj akuzohet për vrasjen e Agonis Tetajt, është bllokuar, pas përjashtimit të avokatit të Gogajt.

Oda e Avokatëve më pas vendosi që të mos dërgojë avokat tjetër mbrojtës për të pandehurin Gogaj dhe kështu dështuan disa seanca.

Ministria e Drejtësisë para pak ditësh ka proceduar në Qeveri kërkesën që në mbledhjen e radhës të vendoset për ndalimin e ekzekutimit të vendimeve të Odës së Avokatëve të Kosovës.

{gallery}