Arbëri

6 vjet qëkur Kushtetuesja hodhi poshtë atë që e mundon edhe sot Kosovën - Asociacionin

Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 23 dhjetor 2015, ka marrë vendim në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kërkesa ishte për përputhshmërinë e parimeve të kësaj marrëveshjeje dhe ajo ishte dërguat në Kushtetuese nga presidentja e vendit e asaj kohe, Atifete Jahjaga.

Në vendim thuhej që parimet e përgjithshme, nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetueses, duke e bazuar këtë në nenin 3 të saj dhe me të drejtat e komuniteteve në Kushtetutën e Kosovës.

“(Gjykata Kushtetuese) konstaton që akti juridik i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Statuti që implementon Parimet, për të qenë në pajtueshmëri me frymën e Kushtetutës, me nenin 3 [paragrafi 1, me Kapitullin II dhe III, duhet të plotësojnë standardet kushtetuese dhe duhet të jenë në pajtueshmëri posaçërisht me nenet 3, 7, 12, me Kapitullin II [Të Drejtat dhe Liritë Themelore], me nenet 21 dhe 44, me Kapitullin III [Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre” , thuhet në vendimin e GJK-së ndër të tjera.

Ndërkohë, edhe sot kjo temë është aktuale dhe presioni po rritet dita-ditës për themelimin e Asociacionit. Qeveria Kurti ka bërë të ditur në shumë raste se nuk do të ketë asociacion njëetnik. /ksp