Ligji i ri për automjete, i cili ka ngjallur pakënaqësi te qytetarët, nuk do të ndryshojë - deklarojnë përgjegjës të Ministrisë së Infrastrukturës.
Në bazë të këtij ligji, detyrimisht pronari i automjetit apo blerësi i veturës duhet ta bëjë riregjistrimin e veturës.
Zv.ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, u shpreh se ligji për automjete është i sponsorizuar nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës, por nga ana e tyre vetëm po implementohet si i tillë me të gjitha dispozitat ligjore.
Hoxha tha se ky ligj i ka kaluar gjitha filtrat, ku është votuar edhe nga ana e përfaqësuesve të popullit, por ai nuk e përjashtoi si mundësi që ligji si i tillë edhe të ndryshohet në nene të caktuara.
Reagimet e kundërshtitë sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës, janë për shkak të mosinformimit derisa Ligji i ri për Automjete, sipas tyre ka për qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion.
Derisa zyrtarët e MPB-së nuk përjashtojnë mundësinë e ndryshimit të ligjit të ri për automjete, këta të Ministrisë së Infrastrukturës e hedhin poshtë një gjë të tillë.
-
7 korrik 2017 23:28
-
Shpërndaje në: