Arbëri

Kuvendi shqyrton të premten në lexim të dytë Projektligjin për Buxhetin

Të premten që vjen Kuvendi i Kosovës do të shqyrtojë në lexim të dytë, Projektbuxhetin për vitin 2022.

Lajmin e ka bërë të ditur ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka thënë se seanca për Projektbuxhetin do të mbahet pas seancës në të cilën presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’u drejtohet deputetëve me një fjalim.

“Seanca për shqyrtimin në lexim të dytë, të Projektbuxhetit të Kosovës të mbahet të premten më fillim në ora 11:00”, ka thënë Kusari-Lila pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të mërkurën.