Arbëri

ORCA: Kandidatët për rektor në Universitetin e Pejës nuk plotësojnë kriteret

Asnjë nga tre kandidatët për t’u zgjedhur në pozitën e rektorit në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë nuk plotëson kriteret e nevojshme, ka konstatuar Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORC), transmeton KTV.

Nëpërmjet një njoftimi kjo organizatë ka thënë se kandidatët Afrim Selimaj, Fadil Millaku, Armand Krasniqi “në forma të ndryshme kanë shkelur parimet universale të transparencës dhe etikës akademike”.

“ORCA udhëzon organet përgjegjëse që të mos e zgjedhin asnjë nga kandidatët aktualë në pozitën e rektorit të Universitetit të Pejës”, thuhet në njoftim.