Arbëri

Kurti ngushëllon familjarët e të vdekurve nga tornado në SHBA

Descriptive Text

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimet për familjarët dhe miqtë e të vdekurve nga tornado në Kentucky të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Lajm tronditës nga SHBA. Ngushëllimet tona për familjen dhe miqtë e mbi 100 jetëve të humbura në tornadot e Kentuckyt dhe falënderimet më të sinqerta për reaguesit e parë që e vunë veten në rrezik”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Përveç kryeministrit, mbrëmë reagoi edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, që shprehu ngushëllime për jetët e humbura nga tornado në SHBA.

Dhjetëra persona rezultojnë të zhdukur dhe qytete të tëra janë shkatërruar nga afro 30 tornado që goditën të premten SHBA-në. Presidenti Joe Biden ka shpallur gjendje katastrofe në Kentucky, që është shteti më i prekur nga tornadot.