Arbëri

Përmes “Tunelit të Fundit” kujtohen gratë e vrara si pasojë e dhunës në familje

Descriptive Text

Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale, dhe Hulumtime (SIT), ka kujtuar gratë vrara si pasojë e dhunës në familje në pesë vjetët e fundit në Kosovë, me anë të një aktivitetit të titulluar “Tuneli i Fundit”.

Në një tunel të improvizuar janë vendosur historitë e grave të vrara si pasojë e dhunës në familje në Kosovë, ku kalimtarët do ta kenë rastin të lexojnë për dhunën që gratë e përjetojnë përgjatë viteve.

Liridona Berisha-Shabani, zyrtare për programe në SIT për Ekonomia Online tha se ky aktivitet për herë të për ka filluar në vitin 2019.

Ajo ka bërë të ditur se në vitin 2020 janë vrarë katër gra nga familjarët e tyre, kurse gjatë vitit 2021 janë vrarë tri gra.

“Qëllimi ynë është që të rrisim vetëdijen e qytetarëve dhe të thërrasim institucionet që të ndërmarrin veprime konkrete në parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave”, ka thënë ajo.

Ajo tha se këto tregime të grave të vrara janë të shfaqura për arsye të vetëdijesimit të popullsisë për rëndësinë e respektimit të të drejtave të njeriut, sidomos të drejtave të grave dhe të vajzave.

Pjesë e kësaj ngjarje ishte edhe një deklaratë e “Zotimit Publik” ku të gjithë mund ta shohin e ta lexojnë e ta nënshkruajnë që më pas të dërgohet në Kuvendin e Kosovës.

Më 7 dhjetor këto tregime do të shfaqet në qytetin e Mitrovicës Jugore dhe me 8 dhjetor në Kamenicë.

{gallery}