Arbëri

Të dielën vranët e shi në Kosovë

Descriptive Text

Dita e diel, 5 dhjetor, do të karakterizohet me mot me diell dhe pjesërisht i vranët, ndërsa në pjesën e dytë të ditës dhe gjatë natës vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së, java tjetër parashihet me kushtet tjera meteorologjike.