Nënkryetarja e Parlamentit Europian dhe raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunaçek, thotë se prioritet në fazën e re të dialogut Beograd- Prishtinë, do të duhej të ishte zbatimi i marrëveshjeve të deritashme, transmeton Koha.net.
"Ende duhet të presim për të parë cilat do të jenë rezultatet e dialogut të ripërtërirë. Prioritet do të duhej të ishte implementimi i plotë, nga të dy palët, i marrëveshjeve të arritura siç janë energjetika dhe liria e lëvizjes”, citon b92 të ketë thënë Lunaçek.
Sipas fjalëve të saj, secila palë duhet të punojë për vete më atë plan e “jo ta presë palën tjetër”.
“BE do të duhej të vazhdonte me insistimin për implementim për t’u arritur normalizimi i plotë ndërmjet Kosovës e Serbisë", ka thënë Lunaçek lidhur me takimin e fundit ndërmjet kryetarit të Kosovës dhe atij të Serbisë në Bruksel dhe paralajmërimit të fillimit të fazës së re të dialogut me ndërmjetësim të BE-së.
Lunaçek thotë se vazhdimi i dialogut të Brukselit do të jetë i vështirë si për shkak të mungesës së besimit të ndërsjellë, ashtu dhe për moszbatim të marrëveshjeve.
Europian për Punë të Jashtme do të duhej të mbikëqyrte zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog dhe për këtë të raportojë rregullisht të gjitha palët e interesuara përfshirë dhe Parlamentin Europian”, thotë Lunaçek.
si raportuese e Parlamentit Europian për Kosovën, e ka ftuar Qeverinë e re nga cilido koalicion që do të themelohej, të ketë qasje konstruktive dhe të jetë krejtësisht e angazhuar në dialog.
-
6 korrik 2017 17:19
-
Shpërndaje në: