Arbëri

Gjendet trupi i 45-të nga viktimat e aksidentit në Bullgari, është një fëmijë

Një trup tjetër është gjetur gjatë kontrollit të autobusit të aksidentuar në Bullgari. Bëhet e ditur se i gjeturi është një fëmijë, raporton BNT.

Me të, numri i viktimave në aksidentin e rëndë është 45, ashtu siç ishte thënë fillimisht. Shtatë persona kanë shpëtuar nga aksidenti.

Hetuesit janë larguar nga Sofja për në Maqedoninë e Veriut për të identifikuar trupat e të vdekurve. Ende nuk dihet shkaku i saktë që çoi në aksidentimin e autobusit, megjithatë kompanisë “Besa Trans” i është marrë licenca pasi u vërtetua se nuk e kishte raportuar sipas ligjit autobusin.