Arbëri

Moti për sot e nesër në Kosovë

Të premten dhe të shtunën vendi do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Kjo situatë meteorologjike do të krijojë kushte për mot kryesisht të vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat do të shoqërohen me riga shiu.

“Sa i përket temperaturave ato do të shënojnë rritje ditën e shtunë, ndërsa të premten vazhdojnë temperaturat e ulëta të ngjashme me temperaturat e ditëve të fundit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s”.