Arbëri

Moti për dy ditët e ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme, në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas IHK-së, nëpër ultësira parashihet të formohet mjegull e dobët, kryesisht në orët e para të ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i lindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s.