
Kosova bashkëpunon me Italinë në fushën e drejtësisë
Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi ka takuar Prokurorin e Përgjithshëm te Republikës së Italis Pasquale Paolo Maria Ciccolo, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.
Gjatë këtij takimi u diskutua për strukturën organizative, kompetencat dhe funksionimin e sistemit prokurorial italian, në veçanti ato te zyrës së Prokurorit të përgjithshëm. Me këtë rast u shkëmbyen përvojat e dy prokurorive dhe u diskutua për mundësitë e rritjes se bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
Pjesë e këtij takimi ishte edhe Kryesuesi i Këshillit Prokurorial te Kosovës z. Blerim Isufaj, zëvendës kryeprokurorja e Shtetit Sevdije Morina dhe anëtaret e Këshillit Prokurorial te Kosovës.
Takimi i Kryeprokurorit Lumezi u realizuar në kuadër të vizitës së organizuar për Këshillin Prokurorial të Kosovës nga Projekti Evropian i Binjakëzimit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.