Arbëri

54 shtetas afganë largohen nga Kosova në SHBA

Edhe 54 shtetas afganë të cilët ishin refugjatë në Kosovë, janë larguar sot.

Sipas njoftimit nga Ministria e Punëve të Brendshme ata u larguan nga Prishtina për SHBA.

“Patëm kënaqësi që t’i mirëpritnim këtu dhe t’ju tregonim mikpritjen e vendit tonë. Po punojmë pandërprerë me partneren tonë, @USEmbPristina që mysafirët nga kampi Liya të mund të largohen nga Kosova dhe t’ia fillojnë jetës së re. Ju urojmë gjithë të mirat dhe shpresojmë të dëgjohemi sërish me ta”, thuhet në njoftim.