Arbëri

10 të vdekur e 616 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën 10 persona.

Ministria e Shëndetësisë njofton se 616 persona të tjerë janë infektuar me COVID-19, nga 3,218 testime të kryera.

Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 194.472 raste pozitive, prej tyre 183.078 janë shëruar, 8.380 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 3.014 pacientë.