Arbëri

Moti në Kosovë gjatë kësaj jave

Descriptive Text

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të mbizotërohet nga moti me diell dhe vranësira kalimtare. Në fushat barike nuk pritet të ketë luhatje të mëdha, duke e mbajtur këtë situatë relativisht të qetë.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë celsius. Në fundjavë një front me vranësira të dendura parashihet të përfshijë territorin tonë duke mundësuar që nëpër disa territore të kufizuara të bien riga të dobëta shiu”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.”