Arbëri

Tre të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të shtunën

Descriptive Text

Tre persona kanë vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të shtunën, ndërsa nga 3.143 testime, 587 kanë rezultuar pozitivë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 526 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 181.213. Sipas MSH-së, gjatë kësaj periudhe janë shtruar në spitale 176 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 192.600 raste pozitive me COVID-19 dhe 2.986 të vdekur.

Numri i rasteve aktive është 8.401.