Arbëri

Çitaku takon Tillersonin: Kosova e nderuar që është mike e Amerikës

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka zhvilluar një takim me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson.

Kështu ka bërë të ditur vet ambasadorja Çitaku përmes rrjetit social Facebook.

“Mbrëmje e mrekullueshme në Departamentin e Shtetit duke festuar #independenceday. Isha e nderuar për të folur pak me sekretarin Tillerson”, ka shkruar ajo, duke shtuar se “Kosova është e bekuar që Amerikën e ka shok dhe aleat të fuqishëm”.