Arbëri

Serwer kërkon dëshmi se Grenelli paguhet nga Serbia, që t’i dërgojë në Departamentin e Drejtësisë

Njohësi i çështjeve politike, Daniel Serwer, ka kërkuar që t’i dërgohen atij dëshmitë me dokumente se ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, paguhet për të lobuar nga Serbia, dhe se ai personalisht do t’i dërgojë ato në Departamentin e Drejtësisë.

“Më dërgo dëshmitë me dokumente se kjo është e vërtetë dhe unë personalisht do t’i dorëzojë ato në Departamentin e Drejtësisë”, ka shkruar Serwer në Twitter, duke komentuar një postim të Suzana Starikovit, e cila kishte shkruar se si Grenell paguhet nga 100 mijë dollarë në muaj për të lobuar për Serbinë.

Starikov ka mbështetur pretendimin te deklarimi i analistit politik, Dushan Janjiq, që tha se Grenell paguhet nga Serbia 100 mijë dollarë në muaj. Grenell vet e ka mohuar këtë.