Arbëri

Mot i vranët gjatë dy ditëve të ardhshme, nuk ka reshje

Gjatë dy ditëve të ardhshme moti në Kosovë do të mbajë kryesisht vranët dhe vende-vende me intervale të shkurta me diell.

Temperaturat minimale do të shënojnë ulje, deri sa ato maksimalet mbesin konstante me ditët e fundit, njoftoi Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Nuk parashihen reshje të asnjë forme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.