Arbëri

Gati 1.3 milionë qytetarë kanë të drejtë vote në balotazh

Descriptive Text

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të drejtë vote gati 1.3 milionë qytetarë, ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas zëdhënësit, Valmir Elezi, në 21 komunat ku do të ketë balotazh, përfshihen 66 për qind e të gjitha vendvotimeve në Kosovë. Në shifra kjo është 1638 vendvotime nga 2477.

Sa i përket qytetarëve me të drejtë vote në balotazh, e që u takojnë këtyre 21 komunave, është 1,260,571. Numri i votuesve të certifikuar në raundin e parë për zgjedhjet në 38 komuna ka qenë 1,885,448 votues.

Balotazhi do të mbahet më 14 nëntor.

Image