Arbëri

Uganda falënderohet nga Serbia për mosnjohje të Kosovës

Descriptive Text

Shefi i diplomacisë së Serbisë Ivica Daçiq dhe sekretari i MPJ-s të Ugandës Henri Okela, sot në Beograd, siç njoftojnë medie serbe, kanë theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të afërta e tradicionale ndërmjet dy vendeve.

Ministri Daçiq, me këtë rast, e ka falënderuar Ugandën që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, transmeton Koha.net.

Ai po ashtu ka shfaqur shpresën se Uganda do ta vazhdojë së përkrahuri integritetin territorial të Serbisë.