Arbëri

Moti në Kosovë për sot dhe nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të premten dhe të shtunën pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas IHMK-së, vranësirat të shtunën, vende-vende mund të sjellin riga lokale shiu, derisa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, e ato maksimalet 11-21 gradë.

“Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftim.