Arbëri

Vuçiq: BE-ja duhet t’i japë përgjigje Kosovës për refuzimin e Asociacionit

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet t’i japë përgjigje refuzimit të Kosovës për zbatimin e marrëveshjes së vitit 2015 të Asociacionit të Komunave Serbe.

Sipas presidenti serb, refuzimi i Kosovës flet më shumë për ta sesa për Beogradin.

“Refuzimi i Prishtinës për të përmbushur atë që ishte rënë dakord me marrëveshjen e Brukselit dhe arroganca e politikanëve atje flet më shumë për ta sesa për Beogradin dhe se Bashkimi Evropian duhet t'i japë përgjigje refuzimit të tyre për të zbatuar Asociacionin e Komunave Serbe”, ka thënë Vuçiq, transmeton Tanjug.

I pyetur për të komentuar deklaratën e presidentes Vjosa Osmani se Kosova nuk do ta ndryshojë Kushtetutën për shkak të Asociacionit dhe se “Serbia është kanceri i Evropës”, ​​Vuçiq tha se kjo është çështje e Evropës.