Arbëri

Kandidatët për kryetarë komunash që morën më së shumti vota me postë

Descriptive Text

Në 19 komuna ka përfunduar numërimi i votave me postë.  Sipas të dhënave të dala nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, është kandidatja më e votuar nga të gjithë kandidatët për kryetar komunash, me 289 vota. Ajo ka lënë pas kundërkandidatët e saj, Ardian Gjinin e AAK-së me 178 vota, Teki Shalën e LDK-së me 89 vota, Arbënesha Kuqin e PDK-së me 27 vota, Ferdinand Kolajn e PSHDK-së me 128 vota.

Në Gjilan Alban Hyseni i VV-së prin me votat me postë duke marrë 199 vota. Pas tij është Lutfi Haziri i LDK-së me 99 vota, Nazmi Gagica i AAK-së me 1 votë, Lulzim Bexheti me 4 vota, Gani Neziri me 1 vot. Dhe Leonora Morina-Bunjaku i PDK-së me 20 vota.

Në Podujevë Shpejtim Bulliqi i LVV-së ka marrë 161 vota, Besnik Tahiri i AAK-së 8 vota, Ekrem Hyseni i LDK-së 25 vota dhe kandidatët tjerë asnjë votë.

Në Skenderaj Fadil Nura i PDK-së ka marrë 87 vota dhe Bekim Jashari 26.

Në Mamushë Abdulhadi Krasniç i KDTP-së ka marrë 55 vota, Arif Butuç nga KATP ka marrë 20 vota, Ilyas Byraktar ka marrë 33 vota dhe Riza Kruezi nga IE nuk ka marrë asnjë.

Në Klinë Zenun Elezaj i AAK-së ka marrë 140 vota, Lulzim Dragidella i LVV-së ka marrë 36, Besim Hoti i LDK-së 35 dhe Esat Raci i PDK-së 24.

Në Novobërdë Abdyl Gashi i LVV-së ka marrë 5 vota, Sasa Milosevic i SL-së asnjë votë, Bajrush Ymeri i LDK-së 70 vota dhe Selatin Nuhiu i PDK-së asnjë votë.

Në Shtërpcë Besim Islami i LVV-së ka marrë dy vota, Fakrih Hasani i BPSH-së 11 vota dhe kandidatët tjerë asnjë votë.

Në Obiliq Halil Thaçi i LVV-së ka marrë 22 vota, Xhafer Gashi 8 vota, Mehmet Krasniqi i LDK-së tri vota, ndërkaq kandidatët tjerë asnjë votë.

Në Kaçanik Jeton Raka i VV-së ka marrë 56 vota, Shkelqim Jakupi i LDK-së 17 vota, Besim Ilazi i PDK-së 10 vota, Shukri Luta 13 vota dhe Kastriot Bushi asnjë votë.

Në Fushë-Kosovë Enver Bajçinca i LVV-së ka marrë 49 vota, Burim Berisha i LDK-së 13, Hasan Ismajli i AAK-së 2 vota dhe Rrahim Tërnava i PDK-së 11 vota.

Në Vushtrri Arsim Rexhepi i LVV-së ka marrë 37 vota, Xhafer Tahiri i LDK-së 33, Ferit Idrizi i PDK-së 10 dhe kandidatët tjerë asnjë votë.

Në Shtime Qemajl Aliu i LVV-së ka marrë 66 vota, Bedri Zeqiri i LDK-së 5 vota dhe Naim Ismaili i PDK-së 4 vota.

Në Kamenicë Kadri Rahimaj i VV-së ka marrë 168 vota, Qendron Krastrati 63, Faton Jakupi i AAK-së 10, Jeton Biqkaj i LDK-së 12, Muhamed Kallaba i PDK-së 12 dhe Albert Sermaxhaj i Nismës asnjë votë.

Në Mitrovicën e Jugut Agim Bahtiri ka marrë 69 vota, Armend Agolli 19 dhe Bedri Hamza 40.

Në Deçan Bashkim Ramosaj 235, Hyri Dobrunaj i LDK-së 153, Orgest Tafilaj i LVV-së 35, Isa Elezaj 4 vota dhe Ardiana Qorraj e PDK-së 1 votë.

Në Han të Elezit Mehmet Ballazhi i PDK-së ka amrrë 53 vota, Rufki Suma 16 dhe Sherif Berisha i LVV-së tri vota.

Në Mitrovicën e veriut Erden Atiq ka marrë një votë e në Kllokot Sada Mirkoviq katër vota.

Prej 38 komunash, 21 kanë shkuar në balotazh. Lëvizja Vetëvendosje është partia e cila në zgjedhjet e 14 nëntorit do të shkojë në 12 komuna në balotazh. E njëjta nuk ka fituar zgjedhjet komunale në asnjë komunë në raundin e parë.

{gallery}