Arbëri

Katër të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të dielën

Katër persona kanë vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të dielën, ndërsa nga 2.680 testime, 444 persona kanë rezultuar pozitivë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 315 pacientë, duke çuar numrin e pacientëve të shëruar në 171.790. Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 2.874 viktima dhe 181.696 raste pozitive.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 është 7.032.