Arbëri

Përgjigjet Haziri pasi Bislimi i tha se ka blerë vota nga Lista Serbe

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili ka kandiduar edhe për një mandat në zgjedhjet lokale për Komunë e Gjilanit, i është përgjigjur nënkryetarit të VV-së në deklaratën se ka pasur vota të blera. Besnik Bislimi në Deskun e KOHËS të mërkurën tha se Haziri i ka blerë votat nga Lista Serbe.

Haziri i është përgjigjur duke thënë se bashkëpunim me Listën Serbe nuk ka.

“Sa i përket deklaratës së zëvendëskryeministrit, LDK në Gjilan ka dalë shume mirë. Nuk ka pasur koalicion parazgjedhor me asnjë parti politike, që përfshinë edhe Listën Serbe, partinë turke apo parti të minoriteteve. Mos harroni që në Gjilan, nënkryetar është përfaqësuesi i komunitetit turk. Nuk ka bashkëpunim me Listën Serbe, tendenca për të rikthyer rolin e Listës Serbe në Gjilan është vlerësim i rrezikshëm politik”, tha ai.