Arbëri

59 pacientë me COVID-19 po trajtohen në SHSKUK

Descriptive Text

59 pacientë me COVID-19, po trajtohen në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, prej tyre 29 me oksigjeno-terapi dhe 2 në kuadër të mjekimit intensiv.

Klinika Infektive raportohet se ka aktualisht 11 pacientë.

Në Klinikën e Pulmologjisë po marrin trajtim 27 pacientë të cilët tashmë e kanë kaluar COVID-in.

Në Mjekimin Intensiv në Klinikë Infektive janë të hospitalizuar 2 pacientë.

Sa i përket spitaleve rajonale, ai i Ferizajt ka numrin më të lartë të pacientëve të shtruar me 6, pastaj Mitrovica dhe Gjakova me nga 5 secila, në Spitalin e Gjilanit janë dy pacientë ndërsa në atë të Prizrenit është një pacient i hospitalizuar.