Arbëri

Sonte në Desku – Veton Surroi, në Interaktiv – Vlora Çitaku

Në emisionin Desku në KTV të martën i ftuar është publicisti Veton Surroi. Me të do të diskutohet se si të normalizohen marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian.

Emisioni Desku transmetohet me fillim prej orës 20:10.

Ndërkaq në Interaktiv e ftuar është nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Tema e diskutimit me të është Raporti i Progresit dhe zgjedhjet lokale për PDK-në.

Biseda në Interaktiv transmetohet me fillim prej orës 22:50.