Arbëri

MSH: Më shumë se gjysma e mbi 18-vjeçarëve është vaksinuar ndaj COVID-19

Duke bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen kundër COVID-19, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri tash më shumë se gjysma e qytetarëve mbi 18-vjeç tashmë i ka marrë të dyja dozat.

Së fundmi ka pasur rënie të numrit të të vaksinuarve për ditë, ndërsa sipas MSH-së janë administruar mbi 1.5 milionë doza në përgjithësi.

“Për aq kohë sa regjistrohen ende raste të reja të COVID-19, ndryshimi nuk do të vijë nëse nuk punojmë të gjithë së bashku për t'u vaksinuar të gjitha grupet e synuara. Vaksinimi është mbrojtja më e mirë që kemi”, ka deklaruar MSH-ja të martën teksa ka publikuar një grafikë që tregon se 53.5 për qind e qytetarëve mbi 18-vjeç kanë marrë të dyja dozat.

Në nivel të popullsisë së përgjithshme, 37.9 për qind e qytetarëve kanë marrë të dyja vaksinat.

Image