Arbëri

Giacobbe për Powellin: Ishte një diplomat e lider frymëzues

Descriptive Text

I ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Nicholas Giacobbe, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e ish-sekretarit amerikan të shtetit Colin Powell.

Giacobbe nëpërmjet një postimi në Twitter e ka quajtur Powellin lider e diplomat inspirues.

“Me pikëllim kam marrë lajmin për vdekjen e ish-sekretarit amerikan të shtetit Colin Powell për shkak të komplikimeve nga COVID-19. Kisha nderim të punoj me të kur ishte Sekretari i Shtetit dhe ai ishte edhe një diplomat, ushtar, lider frymëzues dhe mbi të gjitha një mentor”, ka shkruar i ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Nicholas Giacobbe.