Arbëri

Në klinikat në QKUK dhe spitalet e përgjithshme po trajtohen 121 pacientë nga COVID-19

Në Shërbimin Spitalor Universitar të Kosovës janë duke u trajtuar 121 pacientë nga COVID-19.

Prej tyre 67 janë në oksigjenoterapi e 7 janë në mjekim intensiv qendror në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Në Infektive janë 24 pacientë, në Infektive II (Mjekësi Sportive) 8 pacientë, në Klinikën e Pulmologjisë janë 32 pacientë post-COVID, ndërsa në Mjekim Intensiv në Infektive janë 3 pacientë.

Ndërkohë në spitalet e përgjithshme më së shumti ka në atë të Ferizajt, 13 pacientë. Në të Prizrenit janë 11 pacientë, në të Gjilanit e Mitrovicës janë nga dhjetë pacientë, në të Pejës 6 pacientë e Gjakovës 4.