Arbëri

Vetëm 1% e ushtarëve të Kosovës s'është vaksinuar

Ministria e Mbrojtjes ka realizuar 100% dhe FSK-ja 99% të vaksinimit të personelit ushtarak dhe civil të saj.

Ministria i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se pritet që në ditët në vazhdim edhe 1 përqindëshi i mbetur të realizohet.

“Ky proces është realizuar me sukses të plotë, nisur: nga përgjegjshmëria e lartë institucionale për shëndetin e zyrtarëve dhe ushtarakëve tanë; nga parimi ushtarak "Udhëheq dhe vepro me shembull"; nga përgjegjësia kushtetuese e ligjore që kemi ndaj vendit dhe qytetarëve tanë; me qëllim të realizimit sa më të suksesshëm të reagimit dhe mbështetjes direkte për qytetarët tanë ndaj virusit Corona, këtij armiku të rrezikshëm e të paparashikueshëm, si dhe me qëllim të përmbushjes sa më të suksesshme të misionit të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Mbi 600 mijë persona janë vaksinuar me të dyja dozat deri më tash në Kosovë.