Arbëri

7 të vdekur e 445 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

Descriptive Text

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se shtatë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Sipas njoftimit, janë shënuar 445 raste të reja me koronavirus, nga testimi i 3,350 persona të dyshuar se janë të infektuar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 170 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.

Në të gjithë vendin janë ende 7,548 pacientë aktivë me koronavirus.