Arbëri

Mbi 600 mijë qytetarë të vaksinuar me dy doza

Descriptive Text

Afër 1 milion e 430 mijë vaksina kundër COVID-19 janë administruar në Kosovë deri tash.

Nga to, mbi 600 mijë persona janë vaksinuar me të dyja dozat, gjithsej 606.496.

Ndërsa me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 216.786.

Sipas të dhënave zyrtare të 24 orëshit të fundit, një person ka vdekur si pasojë e COVID-19 dhe 25 raste të reja janë regjistruar.

Raste aktive me koronavirus janë 1.335.