Arbëri

Reshjet e shiut s’do të ndalen deri të martën, në viset e larta pritet edhe borë

Deri të martën pritet të vazhdojnë ditët me mot me shi në Kosovë, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Sipas parashikimit të motit për dy ditët e ardhshme, në viset malore me lartësi mbi 850 metra mbi nivel të detit ekzistojnë kushtet edhe për reshje bore.

IHMK-ja ka thënë se sipas parashikimeve të martën do të ketë ndërprerje të reshjeve dhe parashihen edhe intervale të shkurta me diell, por sërish nga dita e enjten parashihen reshje.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë celsius.