Arbëri

Ndalohen tubimet e fushatës brenda hapësirave të shkollave

Ka hyrë në fuqi kërkesa e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit, që të ndalohen tubimet e fushatës politike nëpër shkolla.

Në vend thuhet se "subjektet politike të certifikuara për zgjedhjet lokale 2021, nuk duhet t'i mbajnë tubimet politike gjatë dhe pas orarit të punës, brenda hapësirës së ndërtesave të shkollave, dhe të gjitha objektet tjera arsimore ku organizohet procesi mësimor”.

"Hapësirat e jashtme të objekteve të institucionet arsimor mund të përdoren nga subjektet politike të certifikuara për zgjedhjet lokale 2021, vetëm nëse paraprakisht kanë leje për organizimin dhe mbajtjen e tubimeve politike nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve dhe Policia e Republikës së Kosovës nëpër komunat", thuhet në vendim.