Arbëri

Për dy ditë u lëshuan 6.365 stikersa për automjetet me targa serbe

Po vazhdon të zabtohet marrëveshja për targa e arritur në Bruksel ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Për dy ditë janë lëshuar 6365 stikersa nëpër pikat e kalimit kufitar ku është dashur të bëhet një gjë e tillë.

“Sa i përket administrimit të stikersave, njoftojmë qytetarët se nga data 04 tetor deri më sot (06 tetor) janë lëshuar gjithsej 6,365 stikersa prej të cilave 4,698 nga Pikat e Kalimit Kufitar dhe 1,667 nga Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve”, njoftoi Ministra e Brendshme.

Ndër komunat me më së shumti kërkesa për stikersa nga Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve bëjnë pjesë: Zveçani (338), Graçanica (329), Zubin Potoku (228), Leposaviqi (198), Gjilani (109), Shtërpce (88), Kamenica (53), Obiliqi (53), Novobërda (48), e të tjera.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se puna në Pikat e Kalimit Kufitar dhe Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve është duke vazhduar pa asnjë incident dhe marrëveshja po zbatohet në përpikëri.

Ministria u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të pajisen me stikersa deri më 8 tetor në Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve dhe stacionet më të afërta policore, në të kundërtën Policia e Kosovës do të gjobitë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk e zbatojnë këtë vendim.