Arbëri

Bie në 140 numri i pacientëve me COVID-19 në Kosovë

Descriptive Text

Ka rënë në 140 numri i pacientëve që po trajtohen nga COVID-19 në kuadër të klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme në vend.

Sipas raportit ditor të Shërbimit Spitalor në vend, 89 prej pacientëve janë nën asistim të oksigjenoterapisë, ndërsa nëntë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.

Në Klinikë Infektive po trajtohen 27 pacientë, në atë të Mjekësisë Sportive 10, në Pulmologji 26 ndërsa në Mjekimin Intensiv në Klinikën Infektive shtatë. Sa i përket spitaleve rajonale, ai i Ferizajt ka 19 pacientë si spitali rajonal me më së shumti pacientë me COVID-19. Pasojnë ai i Pejës me 13 dhe ai në Mitrovicë me 11. Spitali i Gjilanit ka 10 pacientë, ai i Prizrenit tetë, i Gjakovës shtatë dhe i Vushtrrisë dy.

Aktualisht në vend janë 1895 raste aktive me COVID-19.