Arbëri

Shtatë të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit

Në Shqipëri në 24 orët e fundit kanë vdekur shtatë persona si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 617 raste të reja pozitive nga testimi i 3507 mostrave.

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 869 qytetarë.

Që nga fillim i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 172.618 raste me koronavirus, ndërsa 2725 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 161.497 qytetarë, ndërsa janë 8396 raste aktive.

Shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërkohë që 617 të tjerë rezultuan pozitivë nga 3507 testime të kryera.