Arbëri

“Koha Ditore” kërkon praktikantë

Nëse ke dëshirë të bëhesh gazetar, dhe beson se ke talent, eja provoje!

Nëse je student i gazetarisë, apo je thjesht një i ri që do ta sfidosh veten me një profesion atraktiv, ke mundësinë ta provosh jetën e gazetarit të “Kohës Ditore”.

Prej 7 korrikut deri më 31 gusht, dy muaj punë praktike në “Koha Ditore”, do t’jua hapin derën e mundësive të pafundme në mediumin që bëri historinë në gazetarinë e Kosovës dhe atë shqiptare.

Për aplikim, të interesuarit duhet të dërgojnë një CV që përmban përveç të dhënave edhe kontaktet e plota (telefoni dhe adresa), si dhe një letër motivimi “Pse dua të bëhem gazetar”.

CV dhe letra e motivimit të dërgohen përmes postës elektronike në adresën redaksia@kohaditore.com të emërtuara “Aplikim për praktikë”, apo të dorëzohen kopjet e shtypura në redaksinë e gazetës, në sheshin “Nëna Terezë”, p.n., në Prishtinë.

Aplikimet pranohen deri më 7 korrik.