Arbëri

Tahiri: Qeveria ktheu pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak nën protektorat ndërkombëtar

Foto: Koha / ilustrim

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun Kosovë – Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se Qeveria e e Kosovës me marrëveshjen e arritur në Bruksel të enjten, ka kthyer nën protektorat ndërkombëtar pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak.

“Sot Policia Speciale e Kosovës tërhiqet nga dy pikat kufitare në veri dhe vendosen pjesëtarët e KFOR-it, sipas marrëveshjes së fundit në Bruksel, ashtu siç kërkoi Serbia. Kjo do të thotë se kjo Qeveri aktuale i ktheu dy pikat kufitare nga pavarësia në protektorat ndërkombëtar. Nëse kjo qeveri vazhdon te jetë e pa aftë në negociatat e Brukselit ka rrezik që ta kthejë krejt pjesën veriore në protektorat, që është një synim djallëzor i Serbisë. Po ua kujtoj, se në vitin 2011, unë si kryengociatore me qeverinë e asaj kohe vendosëm kufirin ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë me marrëveshjen e Brukselit për IBM-in, kthyem policinë dhe doganat shtetërore të Kosovës në këto dy pika kufitare. Ndërsa sot shihni ku jemi, fatkeqësisht, duke rrëshqitur mbrapa ne protektorat”, ka shkruar Tahiri në Facebook.