Arbëri

Bie numri i të hospitalizuarve nga COVID-19 në spitalet e Kosovës

Ka rënë nën 200 numri i pacientëve të spitalizuar me COVID-19, në kuadër të klinikave COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

Në SHSKUK janë të shtrirë 192 pacientë që po marrin trajtim mjekësor nga COVID-19.

136 pacientë janë nën asistim të oksigjeno-terapisë, kurse 21 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 41 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 17 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 25 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 10 pacientë

Spitali i Prizrenit, 7 pacientë

Spitali i Gjakovës, 18 pacientë

Spitali i Pejës, 34 pacientë

Spitali i Gjilanit, 11 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 12 pacientë

Spitali i Ferizajt, 18 pacientë