Arbëri

Stano: Negociatat ende po vazhdojnë për zgjidhje të krizës aktuale

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se takimi i kryengociatorëve në Bruksel nuk ka mbaruar dhe ende po bisedohet për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale në veri të Kosovës.

“Takimi i kryengociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel i lehtësuar nga i deleguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, ende nuk ka mbaruar. Negociatat vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale në veri të Kosovës”, ka shkruar Stano në Twitter.